Shkenca më në fund sheh progres të ndjeshëm kundra Covid19, teksa zbulohet më në fund mënyra si të frenohet një proteinë të përdorur nga virusi për prerjen e sistemit tonë imunitar dhe prodhimin e kopjeve të veta.
University of Texas Health Science Center në San Antonio si dhe grupe të tjera kërkuesish i kanë publikuar rezultatet e tyre në revistën Science. Sipas tyre SARS-CoV-2-PLpro promovon infektimin duke ndjerë dhe proçesuar proteinat dhe humane dhe virale.
“Ai stimulon lëshimin e proteinave që janë esenciale për virusin që të riprodhohet, njëkohësisht ndalon molekula të quajtura cytokine dhe chemokine të cilat i japin sinjal sistemit imunitar që të sulmojë infeksionin.”
Frenuesi i krijuar nga grupi i shkencëtarve është goxha efektiv në bllokimin e aktivitetit të SARS-CoV-2-PLpro, dhe për më tepër nuk njeh proteina të tjera në qelizat humane.
Testet janë provuar edhe me viruse të tjera si ai i vitit 2003, por rezultatet nuk kanë qenë të njejtat. Duke kuptuar mirë këto, do të ketë mjaft shanse në krijimin e një kure kundër shumë virueseve të tjera. Rezultatet e deritanishme do të ndihmojnë goxha në fazën terapeutike të të shtruarve me Covid19.