Beats më të lira se kaq nuk kemi parë kurrë. Beats Flex nga Apple janë një palë kufje wireless me kabullin bashkues që prehet prapa qafës, frymëzuar nga Beats X të 2017.
Ato karikohen me USB-C, zgjasin 12 orë dhe pjesa e brendshme është ripunuar për cilësi më të mirë soundi dhe performancë më të mirë mikrofoni. Lidhen me magnet kur nuk janë në përdorim si dhe kanë përqafuar veçorinë e OnePlus; muzika do të ndalojë automatikisht kur kufjet ngjiten me njera tjetrën.
Një tjetër produkt i Apple që i largohet kabullit Lightning na bën të shpresojmë se ndoshta dikur do ta shohim edhe tek iPhone. Sigurisht gjeneratën e radhës.
Çipi W1 i lejon që të lidhet me iPhone apo iPad për shumë funksione specifike si ndarja e audios. Karikimi për vetëm 10 minuta mundëson 1 orë e gjysëm kohë dëgjimi. Çmimi i tyre do të jetë 50$.
Beats Flex vijnë në të njëjtën kohë me ardhjen e iPhone 12, i cili ndër të tjera është përfolur se së bashku me adaptorin nuk do të ketë një palë kufje në kuti. Sa e vërtetë është kjo mbetet për tu parë në vijim.