E kush nga ne nuk e ka bërë kur kemi qenë më të vegjël, të vësh gjuhën tek pilat e baterisë për të marrë atë mini elektro shokun e lezetshëm. Por nëse një adult i kupton limitet, një fëmije mund t’i duket thjesht si ushqimi i radhës.
Pikërisht këtë problem synon që të godasë kompania e prodhimit të baterive Duracell, e cila ka një zgjidhje krejt logjike.
Bateritë e reja rrethore në disa dimensione të kryesisht të vogla do të vijnë me një solucion mbështjellës me një shije të pakëndshme. Substanca do të reagojë me pështymën dhe do të shkaktojë shijen e keqe, duke i lënë fëmijës kështu një kujtim jo fort të mirë, dhe me shpresë të mos e tentojë më.
Duracell thotë se me shtimin e alarateve digjitale të cilat përdorin bateri të vogla, rritet edhe numri i aksidenteve të tilla. Një bateri e gëlltitur mund të shkaktojë probleme serioze dhe mund të fillojë reaksionin deri në edhe 2 orë pas hyrjes në organizëm.
Bateritë e litiumit monedhë 2032, 2025 dhe 2016 janë të parat që do të kenë këtë veshje. Modele të tjera pritet të pasojnë.