Pavarsisht se sa i frikshëm mund të tingëllojë një çip në tru, ndërfaqjet që bëjnë lidhjen mes botës digjitale dhe neuroneve kanë benefite përtej të imagjinueshmes.
Kjo lloj infrastrukture duhet me patjetër për testin më të fundit që shkençëcëtarët e Monash University në Melbourne duan të kryejnë. Prej ndonjë dekade tashmë është duke u punuar për të sjellë një sy bionik. Për këdo që ka pësuar dëmtime dhe nuk mund të shohë më, projekti synon që t’ua zëvendësojë organin me një aparat artificial.
Aparati përdor një kamera për të mbledhur të dhënat, ndërsa njësia proçesuese bën interpretimin. Një implant në tru do ta përkthejë më pas këtë imazh në impulse për neuronet e trurit.
Në gusht, skuadra e transplantoi pajisjen tek tre tru delesh pa shkaktuar asnjë komplikacion shëndetësor tek kafshët as pas 2,700 orësh stimulime. Sigurisht në mënyrë që teknologjia të bëhet komercialisht e ofrueshme ka ende rrugë përpara.
Testet tek njerzit janë gati dhe në moment janë në fazë mbledhjesh fondesh e konsiderimi vullnetarësh. Nëse eksperimenti rezulton i suksesshëm po aq sa tek kafshët do të kemi zgjidhur njëherë e mirë një nga problemet e vjetra sa vetë jeta.