September 22, 2020

Në 30 shtator vjen Google Pixel 5

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Në 30 shtator vjen Google Pixel 5

Muaj i rëndësishëm për botën mobile ky pasi jo vetëm Apple por edhe Google ka pajisje për të prezantuar. Më 30 shtator pritet të vijë Pixel 5, një Chromecast dhe smart speaker i ri.

Smartphonët Pixel 5 dhe 4A do të marrin 5G më në fund por sidoqoftë nuk do të kenë një dalje globale pasi vetëm një numër i përzgjedhur shtetesh do ta kenë atë.

Konfirmohet Chromecasti i ri, por edhe një speaker i cili do të jetë diçka midis Nest Mini dhe Google Home Max, dhe do të qëndrojë vertikalisht.
Muajin e shkuar u regjistruan dy produkte misterioze në FCC të cilat duket se lidhen me me Android TV. Google është përfolur se do të sjellë një dongle TV të koduar me emrin Sabrina për të cilën ende nuk kemi informacion të detajuar. Ajo do të funksionojë me Android TV dhe një UI me telekomandë.

Eventi do të mbahet virtualisht në 30 shtator në 20:00 në të gjitha faqet zyrtare të Google.

ezgif.com-webp-to-jpg_10.jpg

 

Tuesday, 15 September 2020 15:50 Last modified on Tuesday, 15 September 2020 16:44

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo