October 30, 2020

Nëse ndonjëri prej këtyre aplikacioneve ndodhet në smartphonin tënd hiqe menjëherë

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Nëse ndonjëri prej këtyre aplikacioneve ndodhet në smartphonin tënd hiqe menjëherë

Si në çdo fushe tjetër të jetës edhe teknologjia dhe bota e mobile ka keqbërësit e saj. Ka pafund aplikacione në të gjitha dyqanet digjitale të cilat me apo pa dijeni janë të infektuara nga kode të cilat mund të ndikojnë vetëm për keq në smartphonin tënd.

Por për fat të mirë ka edhe mirëbërës të cilët merren pikërisht me skanimin dhe zbulimin e të parëve. Më konkretisht flasim për Pradeo një kompani sigurie e cila në kohët e fundit ka sinjalizuar mjaft aplikacione për Play Store, ky app store më pas ka qenë mjaft e shpejtë në eleminimin e tyre nga katalogu.

Së fundmi Pradeo ka nxjerrë një listë me 6 aplikacione të cilat janë të infektuara me botin Joker. Ky bot arrin të bëjë shumë gjëra nga vjedhja e mesazheve SMS deri tek faturime të padëshiruara. Pikërisht ajo që lexove, kjo skemë arrin të të regjistrojë në shërbime premium pa dijeninë tënde.

Aplikacionet e listuara janë

*Convenient Scanner 2
*Safety AppLock
*Push Message- Texting & SMS
*Emoji Wallpaper
*Separate Doc Scanner
*Fingertip Gamebox

Aplikacionet janë hequr nga Play Store tashmë, por përpara se të hiqeshin kanë arritur shifra goxha të larta në shkarkime, ndaj nëse ndonjëri prej tyre figuron në smartphonin tënd apo të dikujt që e njeh, hiqe menjëherë.

Wednesday, 09 September 2020 15:05 Last modified on Wednesday, 09 September 2020 16:44

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo