September 22, 2020

Android 11 do të vazhdojë traditën e Easter Eggs

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Android 11 do të vazhdojë traditën e Easter Eggs

Emrat e ushqimeve të Android ndoshta kanë ikur por shpirti prej geeku vazhdon të mbetet mesa duket thellë në platformë teksa mësojmë për atë ndoshta do të jetë easter egg-u më cool deri më tani.

Në momentin që flasim Android 11 është duke u përfundura dhe duhet të jemi vetëm disa javë larg lançimit, ama kush e ka në beta duhet të shkojë tek Settings> System>About phone> Android version dhe të godasë vazhdimisht logon e Androidit.

ezgif.com-webp-to-jpg_2.jpg

 

Një logo dial do të shfaqet të cilën duhet ta kthesh poshtë e lartë disa herë derisa të kthehet në 11, më pas emoji i një mace do të shfaqet poshtë ekranit.

Pas kësaj duhet të shkosh tek smart home controls> see other apps nga ku duhet të shfaqet tashmë opsioni "Cat controls" nga ku mund të nxjerrësh, tasin me ujë, atë me ushqim apo lodrat, urime sapo u bëre me mace shpie/smartphoni.

Aktivizoji të gjitha këto opsione dhe herë pas here do të marrësh një notification me një imazh të një maceje të cilin mund ta shpërndash. Me kalimin e kohës mace të tjera mund të shtohen, dhe sa herë vjen një e re smartphoni do të dridhet si një gërhimë maceje, epo kjo nëse ke një Pixel 4.

Friday, 07 August 2020 14:13 Last modified on Friday, 07 August 2020 14:22

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo