September 22, 2020

Samsung sjell One UI 3.0 bazuar në Android 11

Vlerëso këtë lajm
(3 votes)
Samsung sjell One UI 3.0 bazuar në Android 11

Android 11 mezi po e presim, siguri më e mirë, opsione të reja, më shumë lehtësi. Por si çdo vit do të na duhet të presim deri në shtator për lançimin zyrtar në aparatet Pixel e më pas muaj të tërë për smartphonët e tjerë.

Megjithatë Samsung na shpëton kësaj here pasi ka lajmëruar një beta dhe ndoshta mund të jesh edhe ti me fat.

Galaxy Note 20 erdhi me një sistem operativ One UI 2.5, ndërsa nuk dihet ende kur ky UI do të vijë tek Samsungët e tjerë, një program beta për One UI 3.0 i bazuar në Android 11 është publik që tani.
Megjithatë, siç e dimë, bota nuk është gjithmonë e drejtë pasi për momentin është i disponueshëm vetëm në Korenë e Jugut dhe për më tepër duhet të kesh një Galaxy S20.

Samsung ka thënë se përpara se të bëjë një hapje globale do që të gjitha aplikacionet e zhvilluesve të funksionojnë mirë në të , ndaj për tu bërë pjesë e tij duhet të aprovohesh nga vetë kompania këtu.
Sigurisht kur të vijë koha.

Thursday, 06 August 2020 21:10 Last modified on Thursday, 06 August 2020 21:40

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo