August 11, 2020

Google kërkon prioritet ndaj asistentit vokal Bixby në smartphonët e Samsung

Vlerëso këtë lajm
(1 Vote)
Google kërkon prioritet ndaj asistentit vokal Bixby në smartphonët e Samsung

Samsung është kompania më e madhe e smartphonëve për momentin, dhe qartazi edhe lider në botën e Android.
Dhe pavarsisht se sistemi operativ i përdorur i përket Google, Samsung është përpjekur vazhdimisht të krijojë një ekosistem me programe të veta, mbi Android, përfshi Bixby dhe Galaxy App Store. Alternativat e Google janë ende të disponueshme por koreanët përpiqen fort të promovojnë produktin e vetë, si për shembull butoni i dedikuar për asistentin vokal Bixby.

Bloomberg raporton se të dyja kompanitë janë në një diskutim për një marrveshje e cila duhet ti japë përparësi shërbimeve të Google, me dy pika kryesore Google Assistant dhe Play Store.
Debati midis të dyjave ka qenë prej kohësh i nxehtë derisa Samsung pranoi të lëshonte pe në 2014 me ndryshime në TouchWiz, por duket se Google nuk është e kënaqur.

Praktikat e platformës janë të njohura tashmë, kujtojmë se mes tyre dhe Apple ekziston një marrveshje biliona dollarëshe që Safari të ketë motorr kërkimi të parazgjedhur Google Search.

Lajmi në fakt vjen në një kohë kur Google dhe gjigandë të tjerë të teknologjisë janë duke u përpjekur të bindin ligjvënësit e USA se nuk janë duke abuzuar me pushtetin. Prioriteti i Play Store dhe shërbimeve të detyrueshme Google në smartphonët Android janë vënë shpesh herë nën akuza për monopol, ndaj një lloj marrveshje e tillë me Samsung do rrezikonte mjaft besueshmërinë në sytë e jurisë.

Wednesday, 29 July 2020 11:26 Last modified on Wednesday, 29 July 2020 15:23

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo