August 11, 2020

Edhe Xiaomi do ta marrë opsionin e dy goditjeve prapa për të aktivizuar një funksion

Vlerëso këtë lajm
(2 votes)
Edhe Xiaomi do ta marrë opsionin e dy goditjeve prapa për të aktivizuar një funksion

Opinioni mund të jetë i ndarë mes Android dhe iOS, por kush ka njohuri në botën e smartphonëve e di shumë mirë se edhe MIUI nuk ngelet prapa, përlundrazi sistemi lufton fort jo vetëm për të arrirë por edhe për të sfiduar konkurrencën.

Android 11 duhet të vijë me një gjest të ri, i cili me dy goditje në pjesën e pasme të smartphonit mund të aktivizojë një funksion të caktuar. Në Pixel është parë se mund të aktivizohet kamera, Google Assistant, nis dhe ndalo muzikën, etj. Apple nga ana tjetër ia kaloi pasi një funksion të tillë me dy apo tre goditje e ka sjellë përtej testeve në duart e publikut me iOS 14.

Duket se edhe Xiaomi po punon për të sjellë këtë funksion në MIUI 12. Kodi i ri i publikuar në XDA tregon se edhe ky sistem operativ do ë marrë si input dy apo tre goditje në pjesën e pasme, dhe funksione të ndryshme mund ti atribohen secilës.

MIUI_12_Back_Tap_Gesture_3.jpg

 

Kodi, ende në zhvillim, duket se për momentin është i limituar për funksione si screenshot, ndezja e elektrikut, lançimi i qëndrës së kontrollit, kamera ose lajmërimet.
Ndërsa nuk është e hapur për publikun ende, ka mundësi që Xiaomi ta zgjerojë listën edhe më tej.
Që do vijë tek smartphonët e përdoruesve kjo është e qartë, se kur, këtë ende nuk e dimë.

Tuesday, 28 July 2020 12:39 Last modified on Tuesday, 28 July 2020 17:12

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo