June 25, 2022

Fotot e reja të bëra leak tregojnë se rrudha e palosjes në Galaxy Z Fold 4 duket shumë më mirë se në paraardhësin

Fotot e reja të bëra leak tregojnë se rrudha e palosjes në Galaxy Z Fold 4 duket shumë më mirë se në paraardhësin

Smartphone-t e palosshëm të Samsung janë përmirësuar gjithnjë me çdo gjeneratë të re, mirëpo e vetmja gjë që nuk ka pasur një përmirësim përgjatë këtyre viteve ishte rrudha e palosjes në mesin e ekranit.

Mirëpo raportimet e reja tregojnë se kjo gjë do të ndryshojë në gjeneratën e katërt të pajisjes. Pritet që Galaxy Z Fold 4 të vijë me një rrudhosje akoma dhe më pak të dukshme në krahasim me Z Fold 3, së bashku me përmirësime të tjera në software dhe hardware.

Krahasimi i dy gjeneratave të ndryshme u publikua nga leaker-i shumë i njohur @UniverseIce në Twitter. Në anën e majtë duket rrudhosja e ekranit të brendshëm të Galaxy Z Fold 3. Ndërkohë që në anën e djathtë duket paneli i Galaxy Z Fold 4 i shkrepur nga i njejti kënd, dhe duket të ketë një rrudhosje shumë pak të dukshme në krahasim me gjeneratën aktuale.

FVk7T-UaMAA8ilJ.webp

Për fat të keq pjesët e tjera të smartphone-it nuk janë publikuar, dhe fotot nuk kanë një kualitet shumë të lartë për të bërë një dallim mjaft të mirë midis gjeneratave. Por këto raportime kanë nisur të qarkullojnë në internet për shkak se besohet që Samsung po përmirëson teknologjinë e ekraneve të palosshëm dhe substrati UTG do të krijojë një sipërfaqje më të lëmuar.

Samsung mund të prezantojë Galaxy Z Fold 4 në datën 10 gusht.

Wednesday, 22 June 2022 09:04

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019