May 30, 2020

Google Pixel Buds janë rrugës

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Google Pixel Buds janë rrugës

E ndërsa presim nga dita në ditë lajme nga Pixel 5, çdo zhurmë lidhur me setin Pixel na e tërheq vëmendjen.

Sipas vrojtimeve Google sapo mori çertifikimin FCC për dy produkte të cilat mendohet të jenë Pixel Buds, kufjet wireless të vetë kompanisë.

Federal Communications Commission për ata që nuk e dinë është enti rregullator i komunikimeve radio, televizive, satelitore etj për çdo gjë që qarkullon në USA. Logon e të cilës e gjejmë në çdo pajisje që vjen prej andej.

G1007 dhe G1008 janë dy produket e listuara nga Google të cilat mund të jenë e majta dhe e djathta ose dy kufjet dhe kasa e karikimit.
Të dyja produket regjistrojnë të njëjtën frekuencë Bluetooth ndaj parashikohet që edhe kasa të lidhet me smartphonin.

Nga çfarë dimë deri tani duket se çdo gjë është përmirësuar krahasuar me gjeneratën e parë.
Kasa është portabël, ka wireless charging dhe USB-C.
Pixel Buds do të ketë "Adaptive Sound" për tu përshtatur me ambientin rrethues, mund të bëhen disa funksione të thjeshta me prekje në sipërfaqje ndërsa Hey Google për çdo gjë tjetër.

2 mikrofona për mbytje zhurmash dhe një akselereometër për të kuptuar më mirë dialogun nëpërmjet dridhjeve të nofullës.
Do të jenë kundra ujit dhe djersës dhe do të vijnë në ngjyrat Oh So Orange, Clearly White, Quite Mint, and Almost Black.

Thursday, 26 March 2020 19:43 Last modified on Friday, 27 March 2020 09:09

Geek Room on Instagram