January 29, 2022

Kompania gjermane e sigurisë nuk gjen asnjë provë të censurimit në pajisjet Xiaomi

Kompania gjermane e sigurisë nuk gjen asnjë provë të censurimit në pajisjet Xiaomi

Në shtator të vitit të kaluar, Qendra e Sigurisë Kibernetike në Lituani këshilloi qytetarët të mos përdorin produktet e Xiaomi, pasi ata besonin se në këto produkte gjendeshin “aftësi censurimi”. Ministri i Mbrojtjes në Lituani, Margiris Abukevicius tha se konsumatorët duhet të qëndronin larg këtyre produkteve.

Tashmë mbikëqyrësi federal gjerman i sigurisë kibernetike Bundesamt für Sicherheit in der Informationstechnik, tregoi se nuk ka gjetur asnjë provë që verifikon censurimin e bërë nga smartphone-t Xiaomi.

BSI nuk arriti të identifikonte asnjë anomali që do të kërkonte investigim të mëtejshëm apo masa të tjera”, tregoi një zëdhënës i BSI për Reuters. Ky investigim nisi disa muaj më parë pas publikimit të akuzave të Lituanisë.

Qeveria lituaneze akuzoi Xiaomi për censurimin e përdoruësve të smartphoneve Xiaomi në mënyrë aktive. Në raprotimin e saj tregohej se “kur zbulohet se një përmbajtje e caktuar përmban fjalë nga një listë e paracaktuar, pajisja e bllokon menjëherë këtë përmbajtje". Besohet se ky funksionalitet mund të sjellë një kërcënim potencial të shpërndarjes së informacionit.

Mirëpo nuk është tërësisht e qartë se çfarë qeveria lituaneze ka gjetur në investigimin e saj për të arritur në këtë vendim.

Menjëherë arriti një deklaratë publike nga Xiaomi ku shkruhej: “Xiaomi nuk ka penguar dhe asnjëherë nuk do të pengojë sjelljet personale të përdoruesve të smartphone-ve tanë, si përshembull kërkimi, thirrjet telefonike, web browsing apo përdorimi i software-ve të komunikimit të palës së tretë.”

Friday, 14 January 2022 10:06

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019