January 29, 2022

Honor prezanton smartphone-in e saj të parë të palosshëm, Magic V

Honor prezanton smartphone-in e saj të parë të palosshëm, Magic V

Honor sapo ka prezantuar smartphone-in e parë të palosshëm të krijuar prej tyre, të quajtur Magic V. Ai ka një formë palosjeje të ngjashme me Samsung Galaxy Z Fold, duke kombinuar ekranin e madh të brendshëm me një ekran më të vogël të jashtëm që mund të përdoret kur pajisja është e palosur.

Si fillim kjo pajisje është prezantuar në tregun kinez me një çmim $1569 për modelin me 256GB internal storage. Ekrani i brendshëm ka një madhësi 7.9 inç (ekrani i brendshëm i Galaxy Z Fold është 7.6 inç) me rezolucion 2272 x 1984 dhe refresh rate 90Hz. Dhe ekrani i jashtëm i Honor Magic V (6.45 inç) është më i madh krahasuar me atë të Fold 3 (6.2 inç), por ky ekran vjen me refresh rate 120Hz.

Screen_Shot_2022_01_10_at_12.32.15_PM.jpg

Në pjesën e brendshme Magic V fuqizohet nga proçesori më i fundit i Qualcomm, Snapdragon 8 Gen 1, i cili shoqërohet nga 12GB RAM dhe 256 ose 512GB internal storage. Kapaciteti i baterisë është 4,750mAh, ndërkohë që bateria mund të karikohet në 66W. Kjo pajisje vjen me sistemin më të ri operativ Magic UI 6.0 të bazuar në Android 12.

Screen_Shot_2022_01_10_at_12.29.52_PM.jpg

Për sa i përket kamerave, në këtë pajisje janë përfshirë një treshe sensorësh 50MP, një kryesor, një ultraëide dhe i ashtuquajturi “Spectrum enhanced camera”. Magic V është e pajisur me 2 kamera selfie 42MP, njëra në ekranin e jashtëm dhe tjetra në atë të brendshëm.

Tuesday, 11 January 2022 01:09

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019