January 29, 2022

Pamjet e para të Pixel 6A tregojnë një pajisje më kompakte pa headphone jack

Pamjet e para të Pixel 6A tregojnë një pajisje më kompakte pa headphone jack

Steve Hemmerstoffer (@OnLeaks) ka publikuar disa renders në faqjen e tij në Twitter të Pixel 6A, duke na treguar se çfarë mund të presim nga kjo pajisje.

Smartphone-i që i përket linjës budget të Pixel A duket pothuajse identik me Pixel 6 standard. Ai duket të përdorë të njejtin “rrip” për vendosjen e kamerave në pjesën e pasme bashkë me flash-in. Giithashtu dhe në pjesën e përparme kamera hole-punch gjendet në të njejtin pozicion si në Pixel 6.

google_pixel_6a_leak.0.webp

Siç vihet re, në pjesët e jashtme të smartphone-it nuk ka asnjë sensor të njohjes së shenjës së gishtit, gjë që tregon se këtë vit Google ka vendosur të përfshijë këtë sensor nën ekran, njësoj si Pixel 6 dhe 6 Pro (të cilët sapo morën një update për shkak të përoblemeve me performancën e sensorit).

Një tjetër mungesë që mund të vihet re në Pixel 6A është dhe ajo e headphone jack. Më parë, Pixel 5A, 4A dhe 4A që të gjithë kishin të përfshirë headphone jack, mirëpo kësaj tradite duket se i ka ardhur fundi.

Pixel 6A pritet të jetë më kompakt se Pixel 6 dhe 6 Pro falë madhësisë 6.2 inç të ekranit. Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me datën e prezantimit të Pixel 6A.

Sunday, 21 November 2021 09:12

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019