Apple ka mbaruar punën më të madhe mbi cores të proçesorit që do të fuqizojë makinën elektrike autonome që bën pjesë në projektin Titan. Tashmë ata kërkojnë që të afrojnë sa më shumë të jetë e mundur kohën e prezantimit të kësaj makine, dhe besojnë se mund ta arrijnë këtë qëllim brenda 4 vitesh.
Ekipi i proçesorëve në Apple ka dizenjuar çipin që sipas Mark Gurman është “komponenti më i avancuar” që është zhvilluar në këtë projekt deri më tani. Kompania është gati ta implementojë në një grup makinash për testim dhe shpreson se ky proçesor do të ketë aftësi më të mira se ato të Tesla dhe Waymo.
Project Titan ka gjithashtu dhe një qëllim tjetër ambicioz, atë të krijimit të një makine autonome pa timon. Kështu interiori do të ketë më tepër hapësirë dhe do të ngjajë më tepër si një limuzinë. Të integruar do të jenë ekrane të mëdha touchscreen si iPad që do të përdorin një ndërfaqje të ngjashme me iOS.
Apple mund të krijojë një flotë makinash autonome për të konkuruar me Waymo, Uber dhe Lyft, por Gurman raporton se me shumë mundësi kompania do t’i shesë makinat në mënyrë individuale.
Lajm shumë i mirë është fakti se Apple nuk po krijon një portë karikimi të sajën, por do të shfrytëzojë “combined charging system” ose CSS, që do të bënte të mundur karikimin në shumicën e stacioneve të karikimit të shpejtë.