October 18, 2021

Samsung plotëson serinë A me modelin e fundit Galaxy A52s 5G

Samsung plotëson serinë A me modelin e fundit Galaxy A52s 5G

Samsung Electronics kohët e fundit zbuloi smartphone-in e fundit Samsung Galaxy A52s 5G. Pasi Galaxy A52 i mëparshëm shkaktoi reagime jashtëzakonisht pozitive në publik dhe u shit në shifra rekord, tani Samsung ka përmirësuar smartphone-in popullor me një version edhe më të mirë që sjell kamerë të përmirësuar, performancë më të shpejtë, karikim më të mirë dhe karakteristika të tjera inovative me një çmim më të përballueshëm. Çmimi zyrtar në Shqipëri është 44,990 Lekë dhe është i disponueshëm në ngjyrë të zezë dhe të bardhë.

Performancë e lartë me teknologji të avancuar

Samsung i ri Galaxy A52s 5G paraqet një kombinim ideal të qëndrueshmërisë dhe teknologjisë së fuqishme sepse është pasuruar me një ekran Super AMOLED me rezolucion FHD+ me një shkëlqim që arrin 800nits. Kjo është arsyeja pse, edhe në ndriçimin e ditës, përmbajtja në ekran do të shfaqet në mënyrë të përsosur, ndërsa teknologjia Eye Comfort Shield do të zvogëlojë nivelin e dritës blu. Risia më e madhe e kësaj pajisje është rrjeti 5G, i cili për shkak të fuqisë dhe shpejtësisë së tij të lartë do të ndryshojë plotësisht mënyrën se si përdoruesit përjetojnë përmbajtjen. Falë kësaj, përdoruesit mund të ndajnë dhe shkarkojnë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Për më tepër, është vlerësuar me standardin IP67 për rezistencën ndaj ujit të ëmbël dhe pluhurit, që do të thotë se mund të përballojë një zhytje 30-minutëshe në ujë të thellë deri në 1 metër.

Galaxy-A52s_2.jpg

Argëtim dhe thjeshtësi në përdorim

Përveçse funksioneve standarte, si mesazhet apo telefonatat, smartphone-t përdoren tashmë si mjete argëtimi. Përdoruesit e Samsung Galaxy A52s 5G do të zbulojnë një botë krejt të re argëtimi, lojërash dhe relaksi. Një ekran i gjerë 6.5-inç Infinity-O dhe një ritëm i jashtëzakonshëm i rifreskimit 120 Hz do të sigurojnë përvojë të lehtë të përdorimit, ndërsa një bateri 4500 mAh do të zgjasë kohën tuaj në dispozicion për të luajtur apo për të parë serialet e preferuara. Për më tepër, përdoruesit do të kënaqen nga procesori i pajisur me një nën-njësi më të shpejtë qendrore (CPU) dhe grafike (GPU), dhe gjithashtu ka një 25W Superfast Charge për një karikim të shpejtë. Gjithashtu, Galaxy A52s 5G ka altoparlantë Stereo të integruar me mbështetje Dolby Atmos® që sigurojnë tinguj me qartësi të lartë, thellësi dhe lëvizje nëpër hapësirë pavarësisht nga përmbajtja që po shikoni ose dëgjoni.

 

 

Përvoja perfekte e fotografisë

Dihet që smartphone-t kanë përmirësuar kamerat e tyre, të cilat tani mund të krahasohen me kamerat profesionale. Samsung Galaxy A52s 5G ka gjithsej pesë kamera dhe ato përmbajnë stabilizues optik të imazhit. Adhuruesit e selfie do të magjepsen nga kamera e përparme 32 MP që shkrep qartë në rezolucion të lartë në çdo kohë të ditës. Për më tepër, kamera e Samsung Galaxy A52s 5G sjell veçori të shumta të softuerit për fotografi cilësore, të tilla si Single Take, Night Mode për të fotografuar në errësirë dhe Fun Mode nëse përdoruesit duan të argëtohen me fotot e tyre.

Samsung Galaxy A52s 5G mund të gjendet në tregun shqiptar me çmimin e rekomanduar 44.990 Lekë dhe është në dispozicion në ngjyrë të zezë dhe të bardhë. Për më shumë informacion vizitoni: https://www.samsung.com/al/smartphones/galaxy-a/galaxy-a52s-5g-awesome-black-256gb-sm-a528bzkheuc/

Wednesday, 13 October 2021 12:31

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo