October 18, 2021

Shërbimi i ri RAM Plus i Samsung ka mbërritur dhe te Galaxy A52 me update-in e fundit

Shërbimi i ri RAM Plus i Samsung ka mbërritur dhe te Galaxy A52 me update-in e fundit

RAM Plus është një nga shërbimet më të përfolura gjatë këtyre kohëve të Samsung. Ky shërbim u shfaq krejt papritur në smartphone-t e kompanisë para disa javësh, ku fillimisht debutoi në A52 5G.

Qëllimi i këtij shërbimi është të përmirësojë performancën e aplikacioneve duke përdorur memorien e brendshme si një memorie virtuale, dhe pse nuk duket sikur ky shërbim të bëjë një diferencë të madhe deri më tani. Sigurisht kjo gjë mund të ndryshojë në të ardhmen, ku Samsung mund ta rafinojë aq mirë saqë të rrisë performancën e smartphone-it.

RAM Plus Galaxy A52

Tashmë RAM Plus është shfaqur në Galaxy Z Fold 3, serinë Galaxy S21 dhe në Galaxy A52 si pjesë e update-it të tetorit që u publikua gjatë kësaj jave. Nëse shërbimi përdoret, ai shton 4GB memorie virtuale në pajisjen tuaj.

Nëse ju përdorni një pajisje Galaxy nga ato që u përmendën dhe keni instaluar software update më të ri, atëherë ju mund ta gjeni shërbimin RAM Plus duke shkuar në Settings > Battery and device care > Memory. Nëse RAM Plus nuk gjendet këtu, atëherë do t’ju duhet të prisni pasi mund të vijë në një update të ardhshëm, me shumë mundësi bashkë me OneUI 4.0.

Friday, 08 October 2021 08:50

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo