September 20, 2021

Kompania e kamerave Leica prezanton një smartphone të sajin

Kompania e kamerave Leica prezanton një smartphone të sajin

Leica është një kompani e mirënjohur në treg dhe njihet për bashkëpunimet që ajo ka bërë me kompani të ndryshme të smartphone-ve si Huawei dhe Xiaomi. Tani kompania ka vendosur të prodhojë vetë një smartphone për të gjithë fansat e fotografisë.

Ai quhet Leitz Phone 1 dhe do të dalë në shitje vetëm në tregun japonez për momentin. Kamera është pjesa kryesore e këtij smartphone-i. Leica i premton të gjithë përdoruesve se ata do të kenë mundësinë të prodhojnë fotografi që reflektojnë të njejtin kualitet të pamjes si në aparatet profesionale Leica, falë aftësive optike të fuqishme dhe ekspertizës të image software processing.

Leica Phone 1

Leitz Phone 1 ka vetëm një kamera pa zmadhim optik dhe me një sensor 1 inç me rezolucion 20.2MP që do të lejojë futjen e më tepër drite në të. Ju mund të kapni foto në formatin RAW dhe JPEG. Për të mbrojtur kameran nga gërvishtjet, smartphone-i vjen me një kapak magnetik për kameran.

Inxhinierët kanë zhvilluar dhe një Leitz Looks mode, e cila sjell ngjyra më të mprehta për krijim e fotove tepër të ngjashme me aparatet profesionale. Nga ana tjetër kamera selfie ka një rezolucion 12.6MP dhe një lente F2.3.

Leica Phone

Leitz Phone 1 do të vijë me proçesor Snapdragon 888 5G, Android 11, ekran 6,6 inç WUXGA+OLED, 12GB RAM dhe 128GB internal storage.

Sigurisht të gjitha këto shërbime nuk mund të vinin pa një çmim të lartë prej £1,237.

Wednesday, 04 August 2021 01:45

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo