September 20, 2021

Google prezanton Pixel 6 me dizajnin unik

Google prezanton Pixel 6 me dizajnin unik

Ditën e djeshme Google prezantoi 2 smartphone-t e rinj Pixel 6 dhe 6 Pro. Në vend që të publikonin të gjitha detajet rreth tyre, Google ka zgjedhur të përqëndrohet tek proçesori i ri që gjendet brenda tyre, i quajtur Tensor SoC.

Google’s promo image for the Tensor SoC

Dy janë gjërat që do të vijnë me siguri në këto pajisje: një mobile TPU për operimin e AI dhe një proçesor Titan M2 për sigurinë. Pjesa tjetër si CPU, GPU dhe modemi 5G janë ende të paqarta.

Google ka vendosur që këtë vit të shkëputet disi nga versioni klasik i Pixel, duke eksperimentuar me sistemin e kamerave, ku këtë vit do të gjenden një sensor kryesor, një ultrawide dhe një telephoto me zmadhim optik 4X. Nuk janë shpërndarë specifika të tjera rreth kamerave por përmendet vetëm se sensorët e rinj lejojnë futjen e 150% më tepër drite.

The Pixel 6 Pro comes in three staid color options.

Pixel 6 Pro do të ketë një ekran QHD+ 6.7 inç dhe me 120 Hz refresh rate, ndërsa versioni i Pixel 6 vjen me ekran FHD+ 6.4 inç dhe me 90Hz refresh rate. Të dyja versionet do të kenë një fit-and-finish që është në gjendje të konkurojë me Samsung, iPhone dhe Huawei.

The Pixel 6 has two more fun color choices

“Ne nuk kemi prodhuar një smartphone flagship prej disa vitesh, mirëpo këtë vit do të jetë pak ndryshe” tha Rick Osterloh. Ai shtoi duke thënë se “me shumë mundësi do të jetë një produkt me çmim premium, që mund të kapë vlerat $1,000".

Tuesday, 03 August 2021 03:13 Last modified on Tuesday, 03 August 2021 12:39

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo