September 20, 2021

Si të fshini të gjitha informacionet në Android dhe iPhone para se ta shisni atë

Si të fshini të gjitha informacionet në Android dhe iPhone para se ta shisni atë

Para se ju ta shisni smartphone-in tuaj të vjetër ose t’ia dhuroni atë një të afërmi duhet të bëni gjithmonë një factory reset. Ky proçes jo vetëm që fshin të dhëna personale, por e rikthen smartphone-in në gjendjen sikur sapo është hapur nga kutia.

Më poshtë do t’ju shpjegojmë si të performoni një Factory Reset në Android dhe iPhone.

Android

Tek smartphone-t Android opsioni Factory Reset nuk gjendet gjithmonë në të njejtin vend, pasi varet nga custom interface që çdo kompani ka.

Vendi standart ku ai gjendet zakonisht është në pjesën SystemSettings. Shumicën e rasteve quhet Reset Options. Ne duam që të fshijmë të gjitha të dhënat në pajisje, prandaj ajo do të na kërkojë të vendosim PIN aktual për t’u siguruar se fshirja nuk është aksidentale.

Nëse keni vështirësi në gjetjen e saj, mjafton të hapni Settings dhe të kërkoni në search box për “reset”. Ky kërkim duhet të paraqesë shortcut-in e duhur. Më pas klikoni në Factory Reset dhe ndiqni proçedurën.

iPhone

Bërja e factory reset në një iPhone është një eksperiencë shumë më e thjeshtë. Mjafton të drejtoheni në menunë e Settings, dhe më pas në sub-menunë e General.

Aty do t’ju shfaqet një opsion reset ku gjendet “Erase All Content and Settings” që ne po kërkojmë. Do t’ju duhet të fusni password-in e Apple ID dhe më pas do të vazhdojë normalisht proçedura.

Saturday, 31 July 2021 01:59

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo