February 18, 2020

Banner xmass fit 728x90

Dëshiron një S20? Ja se ku mund ta rezervosh në Shqipëri

Vlerëso këtë lajm
(1 Vote)
Dëshiron një S20? Ja se ku mund ta rezervosh në Shqipëri

Produkti më i mirë i momentit sapo është lançuar në një event fantastik të mbajtur në San Francisco, të dhënat e të cilit mund ti mesoni këtu.

Ashtu si kudo në bote, edhe në Shqipëri Galaxy S20 do të dalë në treg më 13 Mars, përveç atyre të cilët do ta rezervojnë atë në Telekom Albania të cilet do të kenë mundësinë ta marrin në duar që në datën 10 Mars së bashku me Galaxy Buds+ (e vlefshme për S20+ dhe S20 Ultra) dhe një ofertë fantastike prej 10GB internet në muaj për 1 vit.

Ajo çfarë duhet të bëni është të:

  • Shkoni në rezervo.telekom.com.al
  • Rezevoni produktin tuaj
  • Zyrtarizoni rezervimin duke bërë një depozitim prej 2000 lek në një prej tre dyqaneve të Telekom (Bllok, Myslym Shyri, Laprake)

Për ata që rezervojnë një S20+ ose S20 Ultra, do t'i duhet të regjistrojnë kodin e tyre në samsung.com për të marrë me postë kufjet Galaxy Buds+ me ngjyrë të bardhë.

Çmimi zyrtare të Samsung në Shqipëri janë 111.999 lek për Galaxy S20, 123.999 lek për Galaxy S20+, dhe 167.999 lek për Galaxy S20 Ultra.

Pas kësaj proçedurure ju do të kontaktoheni nga Telekom dhe shumë shpejtë do të jeni të parët në Shqipëri që do ta keni në duar!

---

Geek Room ju sugjeron të shihni:

Tuesday, 11 February 2020 20:05 Last modified on Thursday, 13 February 2020 16:50

Geek Room on Instagram