May 18, 2021

Publikohen pamjet e para të Huawei P50

Publikohen pamjet e para të Huawei P50

Gjatë kësaj kohe ne kemi dëgjuar shumë informacione dhe kemi parë shumë renders të serisë Huawei P50 që do të publikohen së shpejti. Mirëpo sot kemi disa foto që tregojnë pamjen e vërtetë të këtyre smartphone-ve.

gsmarena_001_1.jpg

Imazhet vijnë nga një leaker i besuar, DigitalChatStation, i cili i publikoi ato në adresën e tij në Weibo. Nga këto pamje mund të shohim ekranin me një hole-punch shumë të vogël që besohet të jetë 6.3 inç. Në pjesën e pasme vihen re dy prerje gjigande, të cilat duhet të përfshijnë 4 sensorë në total.

gsmarena_002_copy.jpg

Një nga sensorët e përdorur nga këto smartphone pritet të jenë IMX-800 nga Sony. Në modulet e tjera mund të përfshihet një kamera ultra-wide, një telephoto dhe një sensor ToF. Një tjetër leaker, Technology Yu shpërndau disa pamje mjaft të qarta të kamerave të pasme.

gsmarena_004.jpg

Në të dyja leaks tregohet logoja e Harmony OS, e cila përforcon zërat e një tranzicioni nga Android. 3 smartphone-t e serisë P50 ( P50, P50 Pro dhe P50 Pro+) pritet të publikohen gjatë muajit qershor në ngjyrat white, black, blue dhe beige.

Saturday, 01 May 2021 01:57 Last modified on Saturday, 01 May 2021 02:15

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo