May 18, 2021

Ja sa i kushton Samsung prodhimi i pajisjeve të serisë S21

Ja sa i kushton Samsung prodhimi i pajisjeve të serisë S21

Për të llogaritur koston e prodhimit të smartphone-ve të serisë S21 nga Samsung, Counterpoint Research bëri një analizë të komponentëve përbërës të tyre dhe arriti në përfundimin se Galaxy S21 Ultra me proçesorin Snapdragon dhe suport për rrjetin mmWave, që shitet në çmimin $1,199, kushton $533 për t’u prodhuar.

Kjo kompani raportoi se përdorimi i një proçesori me modem të integruar, memoria dhe mospërfshirja e karikuesit dhe kufjeve në kuti arriti të kursente para për Samsung. Mirëpo suporti për UWB dhe S Pen ishin një kosto e shtuar në krahasim me serinë paraardhëse, e cila megjithate ishte 7% më e shtrenjtë për t’u prodhuar.

Counterpoint-S21-series-BoM.jpg

Sigurisht duhet të përmendim se kjo nuk do të thotë që Samsung po përfiton $666 nga çdo pajisje e shitur, pasi ajo harxhon shumë para në kërkime dhe marketing. Modeli S21 Ultra që përdor proçesorin Exynos është më i lirë për t’u prodhuar pasi në të mungojnë komponentët mmWave.

Galaxy S21 dhe S21 Plus arritën të kursenin respektivisht 12% dhe 13% krahasuar me paraardhësit e tyre. Më specifikisht një Samsung Galaxy S21 256GB (Exynos 2100) ka një kosto prodhimi $414. Kursimet janë bërë kryesisht në heqjen e sensorit ToF dhe përdorimit të ekranit me rezolucion më të ulët.

 

Friday, 30 April 2021 01:18 Last modified on Friday, 30 April 2021 10:36

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo