May 18, 2021

Kjo video tregon testimet “torturuese” që kalon Vivo X60 Pro+

Kjo video tregon testimet “torturuese” që kalon Vivo X60 Pro+

Robotët po kënaqen me testimet e reja që po kryhen në smartphone-t Vivo X60 Pro+. Video e mëposhtme 2 minutëshe tregon proçedurat mjaft ekstreme që ushtrohen mbi këto smartphone para se dizajni i tyre të aprovohet.

Fillimisht vijnë përplasjet e forta. Smartphone-i hidhet në një dysheme mermeri nga lartësitë 1 dhe 1,5 metra. Kjo proçedurë përsëritet rreth 100 herë në 26 kënde të ndryshme për të zbuluar pikat e dobta të dizajnit.

Më pas rrotullohet 300 herë. Dhe nëse ju keni një huq të keq të përplasjes së smartphone-it në tavolinë, mos u shqetësoni, pasi Vivo ka testuar skenare nga më të ndryshmet rreth 42,000 herë. Më pas një makineri stimulon uljen mbi smartphone 1,000 herë, ndërsa një tjetër përkuljen para-mbrapa 500 herë.

Një tjetër testim konsiston në aplikimin e peshës prej 35 kilogramëve në një pikë të vetme. Gjithashtu telefoni tundet për rreth 2 orë për të stimuluar proçesin e transportimit në eksperiencën reale. Butoni i ndezjes shtypet 70,000 herë, ndërsa butonat e volumit 150,000. Më pas një USB-C futet dhe hiqet nga porta 10,000 herë.

Si përfundim, për të testuar mënyrën se si telefoni punon në temperature ekstreme, "ngrin" në temperaturën -40ºC dhe ngrohet deri në 75ºC. Të gjitha këto testime nuk përfshijnë as testimet e kamerës dhe antenës që ndiqen rregullisht nga Vivo para se të jepet drita jeshile.

Wednesday, 28 April 2021 02:14

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo