May 18, 2021

Disa përdorues të iPhone 11 po vënë re rritjen e Battery Health pas proçesit të rikalibrimit në iOS 14.5

Disa përdorues të iPhone 11 po vënë re rritjen e Battery Health pas proçesit të rikalibrimit në iOS 14.5

Në version e 6-të beta të iOS 14.5, Apple prezantoi një proçes rikalibrimi për Battery Health në iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max duke rregulluar parashikimet e gabuara të saj në disa pajisje.

Apple tha se ky proçes mund të kërkojë disa sekonda deri sa të kompletohet dhe tani që kanë kaluar rreth dy javë që nga publikimi i betas së 6-të, përdoruesit filluan të shohin një rritje në përqindjen e Battery Health në pajisjen e tyre. Gazetari i 9to5Mac raporton se kapaciteti i baterisë së iPhone 11 Pro që ai përdorte u rrit nga 86% në 90%.

important-battery-message-iphone-11.jpg

Në dokumentin mbështetës, Apple u shpreh se problemi me përqindjen jo të saktë të Battery Health duhet të rregullohet nëpërmjet proçesit të ri të rikalibrimit. Kur Battery Health të jetë duke u rikalibruar, ju do të shikoni një “Important Battery Message” në Settings > Battery > Battery Health. Kur proçesi të ketë përfunduar, përqindja e re do të shfaqet dhe ky njoftim do të largohet.

Në disa raste shumë të rralla, rikalibrimi mund të mos jetë i suksesshëm dhe një mesazh battery service do të shfaqet. Nëse diçka e tillë ndodh, Apple Authorized Service Provider mund të ndërrojë baterinë falas për të rikthyer performancën e plotë.

Friday, 16 April 2021 23:59

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo