May 18, 2021

Digitimes zbulon përmirësimet e reja masive të iPhone 13

Digitimes zbulon përmirësimet e reja masive të iPhone 13

Seria e re e iPhone 13 do të ketë një dizajn të ri dhe një datë prezantimi të përshpejtuar. Site-i mjaft i njohur tajvanez, Digitimes, ka zbuluar se kjo seri do të jetë rreth 20% më efiçiente se iPhone 12 në konsumin e baterisë, një përmirësim masiv.

Ky përmirësim do të bëhet i mundur falë teknologjisë së re që do të aplikohet në këto smartphone. Ekranet LTPO që do të porositen nga Samsung dhe LG, me shumë mundësi do të quhen ProMotion, dhe do të bëjnë të mundur ndërrimin e refresh rate nga 1Hz në 120Hz në bazë të përmbajtjes që ju po shikoni. Me sa duket ky ndryshim do të jetë një fitore e dyfishtë për përdoruesit e Apple, të cilët do të përfitojnë më shumë screen on time dhe refresh rate deri në120Hz.

Digitimes deklaroi gjithashtu se një faktor ndihmues në jetëgjatësinë e baterisë do të jetë përdorimi i modemëve të rinj 5G të cilët përdorin më pak energji se gjenerata e mëparshme.

Mirëpo kjo nuk do të thotë se fuqia do të mungojë, pasi në këtë smartphone do të debutojë proçesori i ri A15. Ndryshime të tjera që do ta bëjnë më interesante këtë seri janë notch-i i zvogëluar, rritja e shpejtësisë së WiFi, përmirësimi i kamerave dhe një version i ri i Magsafe. Me sa duket këto produkte do t’i sigurojnë Apple një vit me mjaft përfitime.

Sunday, 11 April 2021 00:23 Last modified on Sunday, 11 April 2021 00:45

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo