Pas publikimit për developers dje, Apple sot solli versionin beta 3 të iOS 14.5 për testuesit publikë. Ky version vazhdon përsosjen e shërbimeve të reja që do të vijnë në iPhone dhe iPad këtë pranverë.
Një nga shërbimet që do të vijnë me këtë update është aftësia për të ndryshuar default music player për komandat nga Siri, e ngjashme me atë që është e pranishme në HomePod. Kjo nënkupton se kur ju të kërkoni nga Siri luajtjen e një muzike, ai do t’ju pyesë për aplikacionin që dëshironi të përdorni si përshembull Spotify, Pandora dhe Amazon Music.
Ky update gjithashtu do të mundësoje tabelën e re “Items” në aplikacionin Find My.
Në qoftë se ju po përdorni iOS 14 public beta, ju mund të update-oni në iOS 14.5 public beta 3 duke ndjekur këto hapa:
- Futuni në aplikacionin Settings
- Zgjidhni Software Update
- Instalojeni update-in.
Në qoftë se nuk shfaqet menjëherë, vazhdoni të kontrolloni pasi kërkon pak kohë deri sa të futet në pajisjen tuaj.