November 27, 2020

Apple nis testimin e iPhonëve me palosje

Vlerëso këtë lajm
(0 votes)
Apple nis testimin e iPhonëve me palosje

Ideja për një smartphone të palosshëm ka ekzistuar prej kohësh në Apple, e madje që në 2016 ka pasur edhe aplikime patentash. Por duket se gjërat se vjen e konkretizohen pasi sipas informacionev që vijnë nga furnitorët, kompania ka nisur testet.

Thuhet se Apple i ka kërkuar Foxconn, partnerit të vetë të montimit, që të performojë teste me 100,000 hapje e mbyllje. Kjo për të prezantuar edhe një menteshë sa më të mirë, ku ëshë edhe ndër pikat kryesore të kësaj fushe.

Sipas informacioneve, ekranet do t'i furnizojë vetë Samsung e për më tepër thuhet se në vend të një ekrani të plotë, Apple planifikon të përdorë dy ekrane të ndarë të lidhur nga një menteshë. Testimi do të diktojë edhe llojin e ekranit që do të përdoret.

Sipas Jon Prosser, iPhone i palosshëm do të ketë kënde të lakuara, kornizë çeliku, pa notch, por me një pjesë balline të shtuar. 

 

Monday, 16 November 2020 16:48 Last modified on Monday, 16 November 2020 17:41

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo