September 22, 2020

Del demo e parë e Crash Bandicoot

Vlerëso këtë lajm
(1 Vote)
Del demo e parë e Crash Bandicoot

Kemi pritur vite me radhë ndaj edhe një muaj do bëjmë si do bëjmë. Flasim për rikthimin e një prej kujtimeve më të ëmbla të fëmijërisë: Crash Bandicoot.

Edicioni 4 i lojës së zemrës u anunçua kohë më parë dhe parashikimet e hamendësimet kanë vërshuar prej kohësh nëpër internet, koha të qetësohemi të gjithë dhe të shijojmë demon e parë zyrtare të publikuar në faqen e vetë lojës në YouTube.

 

 

Në një kohë kur grafikat e video lojrave arrijnë nivele të çmendura, stili klasik dy dimensional i respektuar tek ky edicion sjell një ndjesi unike. Megjithatë kalimi nga ky këndvështrim në "god mode" nuk ka qenë ndonjëherë problem për Crash, ndaj edhe këtë gjeneratë nuk kishte si të mungonte. Nga pamjet e demos këndi ndërron nga njëri vështrim në tjetrin, e duket sikur kjo është në dorën e përdoruesit, megjithatë presim daljen zyrtare për ta konfirmuar.

Nuk kemi informacion për sfidat në veçanti ama armiqtë e përbetuar të protagonistit tonë vazhdojnë të jenë me ne.
Videoja nuk jep detaje të tjera përveç faktit se kësaj here do të ketë tre nivele N.Sanity dhe një fragment ku Doctor Neo Cortex është protagonist.

E në përfundim përshëndetemi nga data e lëshimit e cila do të jetë më 2 tetor.
Pritje të mbarë.

Sunday, 13 September 2020 00:34

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo