Fansat e Kurosawas dhe kulturës japoneze kanë një mundësi më shumë në dorë për tu mburrur pasi Ghosts of Tsushima është titulli origjinal debutues për PlayStation 4 me shitjen më të shpejtë.
Vetëm brenda 3 ditëve të para nga data e lançimit në 17 korrik 2020, loja numëroi plot 2.4 milion njësi të shitura.
Moment fantastik për Sucker Punch e cila rikthehet fuqishëm pas inFamous Second Son dhe First Light.
Duke mundur edhe Horizon Zero Dawn e cila shiti 2.6 milion në 2 javët e para.
Së bashku me The Last of Us Part 2, e cila u bë loja ekskluzive më e shitur ndonjëherë për PS4 me 4 milion njësi të shitura në tre ditët e para, Ghosts of Tsushima vërteton se kjo gjeneratë vazhdon të jetë investim i mirë për Sony përpara se të vijë PS5 këto muaj të ardhshëm. Pra të blesh një PS4 ia vlen akoma.
Për më tepër Sucker Punch po bashkëpunonnme prefekturën Nagasaki dhe autoritetet e ishullit Tsushima për të organizuar turizëm kontekstual për vetë historinë e vendit. Për të dhënë më shumë informacion rreth pushtimeve Mongole të Japonisë etj.