August 11, 2020

Rocket League do të bëhet falas për të gjithë

Vlerëso këtë lajm
(1 Vote)
Rocket League do të bëhet falas për të gjithë

Epic dhe fushata e lojrave falas sa vjen e bëhet më interesante teksa drejton gishtin nga Rocket League.

Një stadium, dy porta, një top gjigand dhe dy skuadra me makina gati për të luftuar deri në golin e fundit. Më vonë gjatë verës, do të jetë e mundur të shkarkohet falas nga dyqani Epic Store në çdo platformë që loja ofrohet.

Ka qenë Psyonix që ka bërë këtë deklaratë teksa përmend edhe përditësime të reja që do të vijnë për kampionatet dhe sfidat.

Loja do të jetë e shkarkueshme edhe për PC kur të mbërrijë për herë të parë edhe në Epic Store, por jo më në Steam.
Ata që e kanë blerë më parë do vazhdojnë të marrin përditësimet, pavarsisht Steamit.
Por ndër të tjera nëse e ke luajtur lojën përpara fazës falas do të marrësh statusin legacy me titullin "Est. 20XX" ku do të citohet viti kur ke filluar. Për më tepër më shumë se 200 sende Common do të të shtohen në inventar, Golden Combo Boost, Dieci-Oro Wheels dhe Huntress Player Banner.

Loja e ka rezultuar një sukses ndër vite, pavarsisht se në fillim u prezantua vetëm për PS4 dhe PC. Sot është ndër tituj më të përdorur dhe nga të paktat që ofron cross-platform mes dy të parave por edhe Xbox e Nintendo Switch. Tani që do të jetë falas për të gjitha platformat është e paqartë si do të funksionojë monetizimi, priten përditësime nga Psyonix për këtë dhe datën e lançimit.

Wednesday, 22 July 2020 15:27 Last modified on Wednesday, 22 July 2020 15:49

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Ermir Jonka
Xhonald Mamo