Vetëm disa ditë përpara eventit Ubisoft Forward, dhe leaks na vijnë nga e shumëpritura Valhalla.
Materiale nga gameplay i Assassin’s Creed më i fundit kanë dalë në Reddit, kësaj here duke treguar një boss fight.
Në videon tashmë të hequr nga Ubisoft duket protagonisti në një duel me një kundërshtar të quajtur Cordelia.
Menjëherë pasi kundërshtari kupton rrezikun thërret një lloj stuhie të errët, nxjerr dy shpata, dhe sulmon lojtarin.
Ky boss ka aftësi si thirrja e rrufeve nga lart, teletransportimi, dhe thirrja e fantazmave.
Edhe në duel nuk ngelet prapa, ai bllokon, kap dhe sulmon në afërsi duke u bërë kështu një armik i balancuar për tu luftuar.
Në cep të ekranit ishte ende një stampë “work in progress” , ndaj kujtojmë se zhvilluesit nuk e kishin në plan të shfaqnin asgjë. E megjithatë loja duket goxha mirë.
Nga ana tjetër bëhet e ditur se në AC do të vazhdojë të ekzistojë fleksibiliteti i stilit së lojës. Menuja dhe sistemi i progresit e vërtetojnë këtë. Tre janë pemët që duhen zhvilluar: korbi, ariu dhe ujku.
Për më shumë detaje presim Ubisoft Forward në 12 korrik.