Absolutisht loja e vitit 2018 dhe mbetet nga më të dashuruarat sado kohë të kalojë. E kemi fjalën për God of War e cila duhet të sjellë gjeneratën e 5-të dhe pikërisht për këtë edicion do të flasim në këtë artikull.
Santa Monica Studios është ende në fazë zhvillimi të God of War V. Nuk është e qartë ende se kur mund të lançohet por sipas menaxherit Cory Barlog eventi i shpalljes së lojës ka të bëjë disi me daljen në treg të PS5.
Ndaj mbetemi në pritje.
Fundi i edicionit të katërt mbyllej me vdekjen e Baldur. Ai u zhduk pasi u ndesh me Kratos dhe Atreus.
Kësaj radhe pritet që loja të bazohet në mitologjinë Nordike. Nuk dihet nëse do të shohim rikthimin e Baldur por përbindsha të rinj priten padyshim. Si dhe jemi kurioz te shohim aftesite e reja te Kratos, por edhe Atreus i cili duhet te jete rritur nderkohe.
Pra do të na duhet të presim për dy gjëra, PS5 dhe God of War.