Janë pafund shembujt sesi një industri sa vjen e më prezente në shoqëri si Gaming ka kontribuar në ndihmë të pandemisë Covid-19. Megaeventi i radhës do të organizohet nga Riot, një streamathon 48 orë e gjatë e League of Legends.
Kompeticioni do të quhet Mid-Season Streamathon, dhe do të shfaqë ndeshje nga e gjithë bota duke filluar që nga 29 Maji.
Ndër kompeticionet më në zë do të jenë Liga Profesionale e Kinës, Liga e Kampionëve të Koresë por edhe kompeticione më të lehta si “Casters vs Champions” i Turqisë.
Spektatorët do të kenë gjithashtu mundësinë të dhurojnë në hapësirat e poastshme, fondet do të shkojnë poashtu në ndihmë të të prekurve nga Covid-19.
Ja dhe axhenda e plotë:
Për shkak të pandemisë është dashur të anullohen shumë evente, përfshi Mid-Season Invitational, Internacionalja e Dota 2, por edhe Kupa Botërore e Fortnite. Ky streamathon na jep një alternative ndërkohë që presim që bota të rifillojë të rrotullohet njëjtë si më parë.