Gjithçka të duhet është një PC dhe një adresë Ubisoft dhe 3 loja të tjera mund të bëhen të tuat që sot.
Assassin’s Creed 2, Child of Light dhe Reyman Legends me kosto zero për sa kohë i shkarkon nga Ubisoft. Po në vend që të gjurmosh torrentin dhe të luftosh në xhunglen e ads-ave kompania ka vendosur ti japë falas deri në 5 maj.
Lojat ishin falas për një periudhë gjatë prillit por mesa duket e kanë hapur një tjetër dritare për ata që fatkeqësisht e humbën. Llogaria në Ubisoft të lejon ti shkarkosh falas dei në 5 maj dhe më pas bëhen të tuat përgjithnjë.
Ditën e djeshme kompania lançoi edhe trailerin rrëqethës të Assassin’s Creed Valhalla, dhe fakti që një edhe një version kaq i vjetër sa AC 2 gjeneron interes tregon se sa thellë në zemrat e fansave është ky emër.
Assassin’s Creed 2 ndjek rrugëtimin e Ezio Auditore nga Firenze ndërsa përpiqet të hakmerret për vdekjen e të atit. Edhe pse e 2009 luhet për mrekulli ende sot.
Child of Light është një platform game shumë e thjeshtë por reviewt janë goxha lart. Aurora një fëmijë me një sëmundje fatale e cila duhet të çlirojë botën nga pushtimi i Mbretëreshës së Natës.
Sa për Rayman Legends edhe kjo është një platform game por nga eksperienca jonë shumë zbavitëse si në grafikë, në logjikën e personazhit dhe të aksionit i cili evolon vazhdimisht kurrë nuk bëhet i mërzitshëm. Poashtu edhe në vetë historinë e Rayman i cili bashkë me shokët e tij duhet të shpëtojnë 10 princesha nga kthetrat e Dark Teensies.
Në karantinë jemi, pse të mos i kemi në koleksion edhe këto.