Virtosu Cezar, ish-drejtor krijues në Virtous, një kompani që ndihmoi në zhvillimin e lojës Marvel’s Avengers, ka kërkuar falje për mënyrën se si loja u publikua dhe citoi një “zhvillim tepër të vështirë” që ndikoi në potencialin që kjo lojë mund të kishte.
Para prezantimit të lojës, kishte shumë pritshmëri nga fansat dhe nga kritikët e lojrave, mirëpo shumë prej tyre mbetën të zhgënjyer nga cilësia e lojës.
Duke folur në një intervistë për Edge Magazine, Cezar nuk tregoi shumë detaje në lidhje me problemet që ekipi hasi në zhvillimin e lojës dhe që e detyruan të përfundonin zhvillimin e këtij projekti 2 vite pas lançimit të tij.
“Ky ishte një prodhim tepër sfidues, le të themi. Unë kërkoj falje për këtë gjë.” tha Virtosu.
Virtosu u largua nga Virtuos në 2020 pasi mori një ofertë nga Hexworks, ndërkohë tani po punon për projektin The Lords of the Fallen, një rikrijim i lojës Lords of the Fallen të publikuar në 2014. Kjo lojë do të prezantohet për PS5, Xbox Series S/X dhe PC, por nuk dihet ende data zyrtare.
Për sa i përket Marvel’s Avengers, zhvillimi aktiv i shërbimit live në lojë do të ndërprehet në datën 30 shtator të këtij viti, në të njejtën datë ku do të ndërpritet dhe shitja dixhitale e kësaj loje.