March 23, 2023

Fansat e Call of Duty zbulojnë dedikimin e veçantë për Harry Potter në lojë

Fansat e Call of Duty zbulojnë dedikimin e veçantë për Harry Potter në lojë

Call of Duty: Modern Warfare II dhe Warzone 2.0 përmbajnë një sekret të vogël të lidhur me Harry Potter, e cila është zbuluar nga përdoruesi i Reddit JarlOfRivia.

Ky përdorues vuri re se Operator Nova ka një tatuazh të Harry Potter në krahun e saj të majtë. Siç mund të shikoni në fotografitë më poshtë, Nova duket të ketë një tatuazh të simbolit “Deathly Hallows” të përbërë nga 3 objekte mitike. Mendohet se ky tatuazh ka qenë i pranishëm në lojë që nga lançimi mirëpo lojtarët kanë arritur ta zbulojnë vetëm tani, disa javë para lançimit të lojës Harry Potter Hogwarts Legacy.

jcnfwv79coda1.webp

Emri i vërtetë i Nova në Call of Duy është Nila “Nova” Brown. Ajo është një drejtuese britanike e 42 Commando L Company të Marinës Mbretërore, e cila është specializuar në shpëtimin e pilotëve të rrëzuar. “Si një pilote e gjeneratës së 3-të, emri i saj ju dha pas misionit Royal Air Force ku ajo sakrifikoi avionin e saj luftarak për të shkatërruar një tjetër si të ishte një supernova.” shkruan Activision.

45o55yc9coda1.webp

Call of Duty: Modern Warfare II dhe Warzone 2.0 do të zgjerohen në datën 15 shkurt me lançimin e sezonit të 2-të e cila do të sjellë përmirësime në ndërfaqjen e përdoruesve dhe në eksperiencën 1vs1 Gulag. Nga ana tjetër Harry Potter Hogwarts Legacy do të prezantohet në datën 10 shkurt.

Friday, 27 January 2023 08:19

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Gisela Shabani