Loja e re nga Marvel, Spider-Man Remastered është tashmë e disponueshme për PC dhe Steam Deck. Kjo lojë ishte një ndër lojrat më të mira në PS4. Popullariteti i saj ka qenë gjithnjë në rritje pasi Marvel ka mbështetur sjelljen e kësaj loje në platforma të tjera përveç PlayStation, duke përfshirë dhe disa përmirësime.
Loja mund të luhet mjaft mirë në këto dy platforma dhe ofron një performancë të lartë. Pjesa më argëtuese rreth versionit për PC është mbështetja e lojës nga mods të ndryshëm. Youtuber-i i njohur jedijosh920 ka publikuar një Spider-Man Remastered Black Symbiote Suit që e shndërron kostumin normal të lojës në të zi.
Ky kostum ikonik i zi tregon anën e errët të Peter Parker, prezanton Venom dhe duket shumë i bukur. Secret Wars prezantoi këtë kostum që u shfaq për pak kohë në Spider-Man 3 nga Sam Raimi. Siç është konfirmuar nga burime të ndryshme, pritet që Secret Wars të gjendet në Spider-Man 2 pasi Venom do të jetë i përfshirë në lojë. Ju mund të shkoni në NexusMods dhe të përfitoni këtë mod për Spider-Man Remastered falas.
Është tepër e çuditshme se si është arritur të publikohet një mod në një kohë kaq të shpejtë. Pritet gjithashtu që katalogu i mods të shtohet me kalimin e kohës.