Një rifreskim i ri në Calll of Duty: Warzone 2 besohet të jetë në zhvillim e sipër. Fansat e lojës kanë arritur të sigurojnë shumë informacione falë leaks të ndryshme, dhe tashmë një tjetër leak tregon se në lojë do të përfshihen 4 harta të vjetra nga Modern Warfare 2.
Harta e parë që pritet të shtohet në Call of Duty: Warzone 2 pritet të jetë Highrise nga Modern Warfare 2. Emri i ri në këtë lojë do të jetë “Modern City” dhe me shumë mundësi do të përfshihen ndërtesa të larta karakteristike për qytetet e mëdha. Një tjetër hartë që mund të përfshihet është Quarry, e cila do të ruajë të njejtin emërtim.
Harta e 3-të që do të jetë dhe një Point of Interest (POI) është harta Afgan. Ajo do të vendoset në qendër të hartës së lojës dhe do të emërtohen “Caves”. Gjithashtu harta e fundit nga Modern Warfare 2 që do të përfshihet në lojë do të jetë Terminal, e cila do të listohet me emrin e ri “Airport”.
Në raportim përmendet gjithashtu dhe një sistem i ri “Strongholds” që është shtuar në këtë lojë. Këto pika do të shërbejnë si pika blerjeje dhe do të shpërndahen në të gjithë hartën.
Strongholds nuk do të shërbejnë vetëm si stacione blerjeje, por mundet që të kapen nga lojtarët. Mirëpo për të kapur këtë stacion ju duhet të luftoni me kundërshtarët AI dhe lojtarët e tjerë në server.