January 29, 2022

Ju mund të merrni pjesë në tapetin e kuq të Game Awards në metaverse

Ju mund të merrni pjesë në tapetin e kuq të Game Awards në metaverse

The Game Awards është institucioni më i fundit që ka vendosur të përfshihet në botën virtuale. Ky show do të zhvillohet në datën 9 dhjetor dhe ju do të jeni në gjendje ta ndiqni si normalisht në YouTube ose Twitch. Mirëpo këtë vit ndjekësit mundet ta ndjekin Game Awards përmes Core e cila ofron një “eksperiencë metaverse”.

Në këtë mënyrë ndjekësit jo vetëm do të ndjekin eventin me eksperiencën e ofruar nga Core, por do të mund të marrin pjesë në një version virtual të tapetit të kuq, bashkë me ekserienca të tjera inovative që janë të pranishme vetëm gjatë transmetimit. Në të do të organizohet dhe një afterparty me një DJ misterioz.

Kjo lëvizje vjen si pasojë e trendit të ri të botëve virtuale, të cilat bashkohen të gjitha në emrin metaverse, dhe aktualisht po përdoren nga kompani si Meta dhe Fortnite. Në rastin e Game Awards ky vendim bën shumë sens, pasi ky show ndiqet në masë në mënyrë virtuale në platforma të ndryshme.

Zakonisht ky event është i tejmbushur me surpriza të mëdha, duke filluar nga trailers për lojërat mjaft të njohura e deri tek prezantimet e lojërave të reja. Më herët gjatë këtij muaji, prezantuesi Geoff Keighley konfirmoi se për shkak të problemeve aktuale që Activision Blizzard ka, nuk do të marrë pjesë në këtë eveniment.

Wednesday, 08 December 2021 09:39 Last modified on Wednesday, 08 December 2021 09:46

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019