January 29, 2022

Të abonuarit në PlayStation Plus sapo u njohën me 3 lojërat e reja që do të ofrohen në tetor

Të abonuarit në PlayStation Plus sapo u njohën me 3 lojërat e reja që do të ofrohen në tetor

Të abonuarit në planin PlayStation Plus do të mund të përfitojnë akses falas në 3 lojëra të reja për muajin tetor: Mortal Kombat X dhe PGA Tour 2K21 për PlayStation4, ndërkohë që në PlayStation5 debuton Hell Let Loose. Të 3-ja lojërat do të mund të shkarkohen duke filluar nga 5 tetori.

Hell Let Loose u lançua në qershor të 2019 për PS5 dhe Xbox Series X. Në këtë lojë lojëtarët përballen me njëri-tjetrin të ndarë në ekipe me 50 anëtarë. Çdo anë (gjermanët kundër amerikanëve apo sovjetikëve) përbëhet nga një ekip me 6 persona të pajisur me pushkë dhe ekipe të armatosura me 3 persona. Shërbimi unik i kësaj loje qëndron në rolin e komandantit i cili drejton ekipin e tij dhe komunikon me oficerët përmes kanalit të tij të dedikuar. Ai urdhëron nisjen e raketave ajrore dhe bën një përllogaritje të resurseve.

PGA Tour 2K21 u lançua verën e kaluar, dhe deri më tani është versioni më i konsoliduar i HB Studios për sa i përket lojërave golfing. Në të ju mund të krijoni karrierë duke luajtur i vetëm, ose mund të luani live kundër lojëtarëve të tjerë në seksionin multiplayer.

Mortal Kombat X: shumë pak prezantim duhet mbi këtë lojë pasi është shumë e njohur. Kjo lojë u lançua në 2015 dhe bën pjesë në PlayStation Plus Collection, një katalog prej 20 lojërash të cilën e përfitoni nëse bleni një PlayStation 5.

Thursday, 30 September 2021 08:58 Last modified on Thursday, 30 September 2021 09:17

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo
Kristian Hodo
Klementina Mema

 

 

Geek Room © 2019