August 06, 2021

Trailer-i i ri i Far Cry 6 është një prezantim i tmerrshëm i Giancarlo Esposito

Trailer-i i ri i Far Cry 6 është një prezantim i tmerrshëm i Giancarlo Esposito

Trailer-i i ri nga Ubisoft i Far Cry 6 rikthen në qendër të vëmendjes personazhin negative, Anton Castillo të luajtur nga Giancarlo Esposito.

Lideri i ishullit imagjinar Yara duket ndërsa futet në mënyrë mjaft tmerruese në varkën ku protagonist Dani po përpiqet të arratiset me një grup, dhe pjesë e këtij grupi është vetë djali i Castillo, Diego.

Seritë Far Cry janë mjaft të njohura për personazhet negativë ose ndryshe villain ikonikë, dhe Ubisoft është gati ta përdorë këtë famë me prezantimin e planeve post-launch për Far Cry 6 që do të lejojnë gamers të shikojnë anën tjetër të historisë nga lojërat e kaluara.

Në season pass të Far Cry 6, ju mund të luani si Vaas Montenegro (Far Cry 3), Pagan Min (far Cry 4) dhe Joseph Seed (Far Cry 5) në tre episode unike ndërkohë që futeni brenda trurit të këtyre personazheve legjendarë për të zbuluar historitë dhe eksperiencat e tyre. Asnjëri prej tyre nuk e konsideron veten si “njeriu i keq”, gjë që u konfirmua dhe nga vetë Esposito në një intervistë.

Michael Mando, Troy Baker dhe Greg Bryk do të rikthehen për të përfaqësuar zërat e Vaas, Pagan Min dhe Joseph Seed respektivisht. Një bonus i shtuar do të jetë përfshirja e Far Cry 3: Blood Dragon në season pass.

Dita e lançimit të Far Cry 6 do të jetë në 7 tetor.

Sunday, 13 June 2021 01:13 Last modified on Sunday, 13 June 2021 01:41

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo