May 18, 2021

PS5 vazhdon të kryesojë listën e konsolave më të shitura të gjeneratës aktuale

PS5 vazhdon të kryesojë listën e konsolave më të shitura të gjeneratës aktuale

PlayStation 5 mbetet akoma konsola për t’u mundur, pasi ajo vazhdon të jetë më e shitura e kësaj gjenerate dhe diferenca mes tyre nuk është e vogël. Mirëpo konsola e re nuk konsiderohet dot shumë më e suksesshme se PS4, pasi shitjet janë pak a shumë të njejta për të njejtën periudhë.

Deri më tani janë shitur 7.8 milionë konsola PS5, ndërkohë që për të njejën periudhë kohore PS4 shiti 7.6 milionë njësi. Diferenca mund të duket e vogël, por mund të ishte shumë herë më e madhe nëse nuk do të kishte një mungesë të proçesorëve gjysëmkonduktor, e cila ka penguar mjaft persona në blerjen e konsolave.

VGCartz-Console-Sales.jpg

Sipas raportimeve të fundit nga VGChartz, periudha e zgjatur e lançimit ka ndihmuar shumë PlayStation në këtë “garë”. Nintendo Switch ka shitur rreth 5 milionë pajisje deri më tani, ndërsa dyshja e pajisjeve Xbox shiti 4.6 milionë njësi. Sigurisht duhet përmendur se Switch është një pajisje e gjeneratës së kaluar, por që llogaritet në këtë grafik si e gjeneratës aktuale pasi nuk ka akoma një pasardhës. Pra nëse marrim parasysh shitjet totale të konsolës Switch ajo i tejkalon PS5 dhe Xbox Series X/S.

Këto të dhëna na tregojnë se me shumë mundësi do të rritet hendeku midis PS5 dhe konkurentëve të tjerë në të ardhmen.

Sunday, 02 May 2021 14:44 Last modified on Sunday, 02 May 2021 17:39

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo