May 18, 2021

Dokumentet zbulojnë se përfitimet më të mëdha të Fortnite vijnë nga PlayStation, jo nga iOS

Dokumentet zbulojnë se përfitimet më të mëdha të Fortnite vijnë nga PlayStation, jo nga iOS

Gjatë këtij muaji ne mësuam se versioni iOS i lojës Fortnite ishte një burim shumë i madh përfitimesh për Epic Games, duke i siguruar më tepër se $700 milionë gjatë periudhës 2 vjeçare që gjendej në App Store. Mirëpo dokumentet gjyqsore zbulojnë se iOS nuk është platforma më fitimprurëse për këtë kompani.

PlayStation 4 ka gjeneruar 46.8% të të ardhurave totale të Fortnite nga marsi i 2018 deri në korrik të 2020, ndërsa Xbox One, e dyta në listë, ka gjeneruar 27.5%. iOS renditet në vendin e 5-të me vetëm 7% të të ardhurave. Pjesa tjetër ndahet mes Android, Nintendo Switch dhe PC.

Në 2020 të ardhurat e gjeneruara nga iOS ishin projektuar të zvogëloheshin deri në 5.8%. “iOS ka qenë gjithmonë gjeneruesi më i pakët ose i dyti më i pakët kur Android përfshihet, korrekte?” pyetën avokatët Joe Babcock, dhe përgjigja e tij ishte “Po.”

 ëpërmjet dokumenteve të prezantuara në gjykatë ne kemi krijuar një ide më të qartë rreth përfitimeve që Fortnite ka. Për sa kohë të ketë mbështetje të madhe në këto platforma, Epic mund të vazhdojë betejën me Apple dhe Google.

Thursday, 29 April 2021 00:04 Last modified on Thursday, 29 April 2021 09:36

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo