EA ka prezantuar zyrtarisht Apex Legends Mobile nëpërmjet një postimi në blog, duke konfirmuar se ky version i ri i lojës është dizenjuar tërësisht për ekranet me prekje, për të ofruar eksperiencën më të avancuar të battle royale në smartphone.
Testuesit rajonalë beta do të jenë disa mijë përdorues nga India dhe Filipinet, dhe përgjatë vitit loja do të jetë e aksesueshme për më shumë gamers. Fillimisht beta test do të fillojë në sistemin operativ Android dhe më pas në iOS. Sapo testimet të përfundojnë, EA do të lançojë një faqe ku persona të ndryshëm mund të pre-regjistrohen për lojën.
Përderisa Apex Legends Mobile po dizenjohet si një lojë e re, shërbimi cross-play nuk do të jetë i mundur, por loja do të ofrohet falas në Play Store. Ajo do të përfshijë Battle Pass, collectible cosmetics dhe objekte unlockable unike nga versione e tjera.
CEO i EA, Andrew Wilson diskutoi më parë në EA Fireside Chat se Apex Legends Mobile ishte planifikuar të lançohej në 2020, mirëpo për shkak të problemeve të ndryshme ky lançim u shty disi. EA konfirmoi gjithashtu se zhvillimi i kësaj loje u drejtua nga një ekip mjaft i dedikuar në Respawn në bashkëpunim me ekipin e Apex Legends dhe partnerë të tjerë.