June 13, 2021

Apple thotë se padia e Fortnite është një marketing që synon të rikthejë interesin drejt lojës

Apple thotë se padia e Fortnite është një marketing që synon të rikthejë interesin drejt lojës

Apple paraqiti përshkrimin e saj rreth marrëdhënieve të hidhura me zhvilluesin e lojës Fortnite, Epic Games në US District Court në Kaliforni, ku kompanitë do të përballen muajin e ardhshëm. Në këtë përshkrim, Apple tregon se pasi Epic Games përfitoi më shumë se $700 milionë brenda dy vitesh në App Store, hartoi një plan për të fituar dhe më shumë në kurriz të saj.

Gjithashtu gjigandi i teknologjisë tha se Epic po kërkon të përfitojë nga inovacioni i Apple dhe se e konsideron strategjine Project Liberty të Epic Games si një përpjekje për të tërhequr më shumë vëmendje drejt lojës Fortnite.

Vitin e kaluar Epic shkeli politikat e App Store që insistojnë se të gjithë produktet in-game të Fortnite duhet të blihen përmes shërbimit të pagesës që ofrohet nga Apple. Pas konstatimit, Fortnite u fshi nga dyqani për shkelje të politikave dhe rregullave, gjë që u pasua nga padia e e Epic Games dhe nisja e një fushate virale në rrjetet sociale.

Për shumë persona, kjo përplasje midis një kompanie multi-miliardere dhe një kompanie trilionere është vetëm për të caktuar se kush kompani paguhet më shumë nga shpenzimet e gamers-ave. Jo më kot këto kompani janë kaq të pasura sot!

Thursday, 08 April 2021 23:35

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo