Tregu i videlojrave nuk ka qenë kurrë, nga më të lirët, megjithatë brenda sondazheve por edhe politikave të industrisë kopja e një loje nuk duhet të kushtojë më shumë se $60.
Lufta e re mes konsoleve ama pritet që të shkaktojë rritje të çmimeve, kjo justifikuar nga gjithë inercia e momentit, sasia e kufizuar dhe dëshira për të qenë i pari.
Këtë dyshim e konfirmon e para Take-Two Interactive e cila ka në pronësi seritë e GTA dhe Red Dead, teksa shpall se NBA 2K21 për Xbox Series X dhe PS5 do të vijë për $70.
E nëse kjo nuk na bind, dëgjoje nga vetë pronarët e PS5.
CEO i Sony Interactive Studios Jim Rayan shkroi në një blog post se “Titujt tanë të Worldwide Studios do të kenë çmime nga $49.9 deri në $69.9.”
Duke thyer kështu një normë 15 vjeçare.
A është kjo një periudhë e mirë për të rritur çmime? Pandemi apo jo, industria do të ecë.