Trendet më të reja dhe videot më virale duket se po lindin vetëm në TikTok, rrjeti social me rritjen më të shpejtë të përdoruesve. Nëse ke TikTok atëherë edhe ti duhet ta njohësh Grines dhe videot e tij. Geek Room e takoi dhe ju sjell një prezantim të tij përmes kësaj interviste.
Çfarë mendon se ka TikTok ndryshe nga rrjetet e tjera sociale?
TikTok, ndryshe nga rrjetet e tjera sociale, të jep mundësinë të shprehesh më shumë talentin tënd përmes videove.
Si u gjende në TikTok?
Në TikTok u gjenda përmes aplikacionit Musical, edhe une si çdo përdorues tjetër kam ndjekur trendet e TikTok.
Si lind një ide për të bërë video në TikTok?
Idetë për video lindin duke u bazuar në jetën e përditshme. Çdo situatë mund të kthehet në TikTok. Po ashtu unë inspirohem edhe nga tiktokers të tjerë.
Cili është tiktoku yt më i suksesshëm?
Tiktoku im më i suksesshëm nisi nga një rikrijim i një video e cila ishte trend për momentin. Nuk kaluan 24 orë dhe une nga 20k u gjenda me 80k ndjekës.
Sa ke shpenzuar deri tani?
Investimi im i vetëm që kam bërë është organizimi i TikTok Albania Event, në të cilin u krijua mundësia që shumë prej tiktokers të njiheshin më mirë me njëri-tjetrin. Që pas eventin, në sot takohemi për të ideuar video dhe sjellë trende të reja në TikTok.
Si e parashikon të ardhmen e TikTok pas 6 muajsh?
Duke parë se TikTok është një nga rrjetet me më shumë përdorues mendoj se pas 6 mujash suksesi i tij do të kalojë atë të Instagram.
Përse unë duhet të jem në TikTok?
Përse duhet të jesh ti në TikTok? Po sigurisht që t’më ndjekësh mua!
Ndiq këtu intervistën e Grines për Geek Room