Nëse nuk ke dëgjuar ndonjëherë për Super Nintendo World thjesht imagjino Disneyland por në stilin e Super Mario World.
Parku duhet të hapej këtë verë së bashku me Lojrat Olimpike por e ke parasysh, Covid-19 erdhi pak si pa ftuar. Prandaj edhe hapja është shtyrë për 2021.
Lokacione të tjera në botë janë konfirmuar vitet e ardhshme por për momentin sytë i kemi nga Osaka ku edhe parku i parë po përfundohet. Fotot paparazzi kanë qenë në qarkullim prej kohësh por së fundmi ka dalë një video në Twitter me disa monedha që rrotullohen.
? Moving coins. That’s it. That’s the tweet. #SuperNintendoWorld pic.twitter.com/2sRVN4i8kv
— ThrillGeek (@thrillgeek) June 9, 2020
Pse gëzohemi për disa monedha, epo ky detaj tregon sa të gatshëm janë ndërtuesit e parkut që të sjellin deri në fund eksperiencën fantastike të botës Nintendo. Çfarë na pret pas kësaj? Bimët Piranha që dalin nga tubat? Re që pluskojnë? Mundësitë janë të pafundme.
Nëse nuk i kishe parë më parë ja disa foto në punime e sipër.